Dy vajza kolumbiane janë arrestuar pasi shfrytëzonin për protstitucion një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Policia ka proceduar penalisht për prostitucion edhe një shtetas shqiptar.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M. P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.



