
Deklarata e ambasadorit të Turqisë, Murat Ahmet Yoruk, i cili u shpreh se “Osmanët erdhën në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare” ka shkaktuar reagime të shumta.
Kërkuesi shkencor Nebi Bardhoshi nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV tha se fakti që e ka thënë ambasadori I një vendi e vështirëson më shumë situatën dhe nxit reagime. Bardhoshi tha se shqiptarët në mitologji janë ndër luftëtarët më të njohur dhe ekspertët e perandorisë Osmane luftëtarët më të mirë shqiptarë i kanë pranuar si të tillë.
“E ka thënë ambasadori i një shteti, nuk është thjeshtë e thënë. Thënë prej një ambasadori sidomos të Turqisë nuk të lë rehatë pa folur sepse është një kontest dhe më i gjerë i këtij debati. Shqiptarët në mitologji janë ndër luftëtarët më të njohur, ekspertët e perandorisë Osmane luftëtarët më të mirë shqiptarë i kanë pranuar prej perandorisë si të tillë”, tha Bardhoshi.



