
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, në aksin Elbasan–Metalurgji, pranë zonës së njohur si “Ish-qendra tregtare”.
Autoritet zyrtare bëjnë me dije se një automjet ka goditur një 60-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është transportuar me urgjencë nga Elbasani drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore.



