29-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Tiranë, arrestohet nga policia

29-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Tiranë, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar në dhunë fizike me armë të ftohtë.

Sipas njoftimit zyrtar të Komisariatit të Policisë Nr. 5, rreth orës 11:00, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., për veprime të mëtejshme procedurale.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy