Donald Trump, së bashku me fëmijët e tij, lançoi një platformë të re të kriptomonedhës, e cila pritet të konkurrojë me institucionet tradicionale financiare.
Ëorld Liberty Financial synon të ofrojë shërbime të ndryshme bazuar në të ashtuquajturat financa të decentralizuara, një mekanizëm që nuk përdor më ndërmjetës si p.sh një bankë për të kryer transaksione me palë të treta.
Financat e decentralizuara bazohen në teknologjinë "blockchain", e cila mban një libër teorikisht të pacenueshëm të transaksioneve, të dukshme për të gjithë.
Ëorld Liberty Financial do i lejojnë njerëzve të huazojnë kriptovaluta nga përdorues të tjerë, një shërbim që shumë platforma tashmë e ofrojnë, një nga më të njohurat është Aave.
"Ky është fillimi i një revolucioni financiar", tha Donald Trump Jr., djali i madh i kandidatit republikan presidencial, në X.



