Largimi i Grida Dumës, Papa: Dikur promovohej edhe Lenka Çuko

Largimi i Grida Dumës, Papa: Dikur promovohej edhe Lenka Çuko

Gazetari Robert Papa thotë se dy deputetët e larguar sot nga PD, Alfred Rushaj dhe Grida Duma, nuk përfaqësojnë asgjë. Sipas tij, rasti i tyre është i përsëritur në PD dhe reflekton mënyrën se si janë promovuar njerëz që nuk kanë ndonjë mbështetje në elektorat.

Dikur promovohej edhe Lenka Cuko. Janë dy emra që janë futur në lista, siç hynë ashtu edhe dalin. Nuk prekem nga ato lot. Në Shqipëri duhet të ngrihen njerëz të votuar, njerëz që kanë hyrë për karrierë, sic hynë ashtu dalin. Ka pasur raste të tilla plot, kanë goditur pas shpiune Berishën dhe kanë ikur, gazetaria është sfidë, ndaj duhet të maten mirë kur bëjnë hapa të tillë. Këta nuk përfaqësojnë asgjë.

Papa tha se ka ardhur koha që Tirana të qeveriset nga e djathta dhe votuesi duhet ta kuptojë këtë.

Mendoj që me zgjedhjet primare është sjellë një risi. Mendoj që Tirana nuk duhet të drejtohet më nga e majta. Duhet të ketë një lloj turpi që një parti me aq probleme kriminale të ndërrojë emrin dhe bijtë e bijat e tyre të sfidojnë edhe ëndrrën që Shqipëria të jetë pjesë e Perëndimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy