Covidi-19/ Mjeku shqiptar në Suedi: Modeli suedez nuk ka dështuar (VIDEO)

Covidi-19/ Mjeku shqiptar në Suedi: Modeli suedez nuk ka dështuar (VIDEO)

Suedia ishte i vetmi vend në Europë që gjatë valës së parë të pandemisë nuk imponoi karantinën. Vendimi për të mos marrë masa drastike kufizuese, siç bëri pjesa tjetër e Europës, duke i besuar opsionit të imunitetit të tufës u braktis vetëm këtë të hënë, kur me anë të një ligji të kaluar në Parlament, qeveria i dha vetes kompetencat për të vendosur një sërë masash. Vendimi vjen në një kohë kur vendi po përballet me një numër të lartë rastesh të reja dhe vdekjesh. Në një intervistë për MCN TV, mjeku shqiptar Refet Nura shprehet se pavarësisht kësaj, nuk mund të flitet për dështim të strategjisë suedeze në menaxhimin e pandemisë. Nura thekson se për të dalë në një konkluzion përfundimtar duhet njohur mirë realiteti suedez dhe struktura e popullsisë.  

“Nuk mund të flasim në asnjë rast për dështim. Opinioni më tepër orientohet në shifra dhe statistika, pa e njohur sa duhet realitetin suedez, strukturën e popullsisë. Suedia ka një numër të madh të moshuarish. Jetëgjatësia mesatare e një suedezi 83-84. 90% e atyre që kanë vdekur janë mbi 70 vjeç. Janë bërë krahasime për numrin e vdekshmërisë, duke krahasuar vitin 2019 me 2020. U pa që gjatë kohës së pandemisëskishte një rritje minimale të të vdekurve, pasi në Suedi në ditë vdesin 250 -300 persona. Shumica e atyre që kanë vdekur dhe u regjistruan si vdekje nga koronavirusi mund të kishin vdekur edhe nga mosha e madhe apo edhe nga ndonjë virozë”, tha ai.

Megjithatë, sipas Nurës, konkluzioni final në lidhje me këtë çështje mund të nxirret vetëm pas dy vitesh.

Është pak herët ta vlerësojmë. Vetëm atëherë kur të përfundojë kjo mund të bëhet dhe kjo mund të zgjasë rreth dy vjet”, tha ai.

Nura, i cili shërben si specialist i mjekësisë së brendshme dhe asaj familjare në Kristinehamn, evidentoi një fenomen që është vënë re edhe në Shqipëri gjatë muajve të fundit: rënia drastike e rasteve të virozave të stinës.

Për fat të mirë, në këtë sezon akoma nuk është regjistruar një i goditur nga virozat sezonale”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy