Mijëra qytetarë nga rrethet janë nisur këtë të shtunë drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e PD-së. Protesta pritet të nisë rreth orës 12 dhe do të ketë të njëjtin skenar si ajo e 18 shkurtit. Në podiumin përpara kryeministrisë do të ngjiten qytetarë të cilët do të tregojnë problemet e tyre ndërsa mesazhin politik do ta japë kreu i PD-së Lulzim Basha i cili do të flasë edhe për vazhdimësinë e Çadrës.



