Shkon në 2000 numri i viktimave nga tërmeti në Marok, shumë njerëz e kalojnë natën në qiell të hapur

Shkon në 2000 numri i viktimave nga tërmeti në Marok, shumë njerëz e kalojnë natën në qiell të hapur

Shumë marokenë e kaluan natën në rrugë, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi dje vendin, dhe që deri më tani raportohet të ketë shkaktuar të paktën 2000 viktima.

Ekipet e shpëtimit dhe të afërmit e shqetësuar po vijojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të bllokuar në rrënojat e fshatrave të rrafshuar. Në zonat më rurale, në Jug të Marrakeshit, shumë shtëpinë janë ndërtuar me dorë ose me materiale të cilësisë së dobët. Shumica e ndërtesave janë muratuar me tulla balte, që nuk kanë rezistencën e duhur për të përballuar një tërmet me magnitudë 6.8 ballë.

Dëme të mëdha raportohen në brendësi të qytetit të vjetër të Marrakeshit, ku ndërtesat shekullore janë rrafshuar, duke lënë pas një pirg mbeturinash. Ndërkaq dëmi më i madh ka ndodhur në pjesët rurale, ku numri më i lartë i të vdekurve është regjistruar në rajonin Haouz, i cili përfshin pjesë të kreshtave malore të Atlasit të Lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy