Peshëngritësi Erkand Qerimaj thotë se çështja e moshës në këtë sport është pak specifike.
Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai u shpreh se ka sportistë që 22-25 vjeç dëmtohen dhe e lënë sportin, por kjo nuk ka recetë fikse dhe jo të gjithë bëjnë atë që ka bërë Cristiano Rolando.
Sipas tij, ka një konkurrencë, ka një garë dhe aty nuk të pyet njeri sa vjeç je.
Kur merr medalje nuk ka moshë. Është specifik. Peshëngritja është sport i rëndë, për të bërë një sport i rëndë, duhet të jesh i shëndetshëm.
Për sa kohë që e realizoj dhe e bëj dhe më bën të ndihem mirë, unë do e realizoj. Janë dy evente madhore dhe nuk është e garantuar pjesëmarrja.
Që të kesh përgatitje për medalje si shtet, duhet të kesh një përgatitje siç e kanë shtete e tjera.
Nëse do përballesh me më të mirët në botë, duhet të përgatitesh me projekt. Nuk kemi një projekt për Erkandin.
Nëse do përballesh me sportistët më të mirë në botë do strategji, jo ta lësh në momentin e fundit çdo gjë.
Kur kam qenë në shkollë shkoja dy herë në stërvitje dhe pastaj në shkollë. Duhan nuk kam pirë dhe as alkool. Ndonjëherë ndonjë gotë verë.
Ndryshe nga njerëzit e tjerë ka kujdes për ushqimin. Ka një dietë që e ndjek.
Ndryshimi me një sportist në Itali, është se ai ka një doktor, i sheh ushqimin, bën analizat, ndërsa unë jam si një njeri i thjeshtë, ha në familje, kujdesem për djalin, për familjen.
Bëj një jetë familjare, por edhe jetën e kampionit, bëj një jetë si gjithë njerëzit e tjerë.
Kemi talent, ambicie, jemi njerëz shumë kreativë, shumë punëtorë. Fatkeqësisht shohin modele për fëmijët, që nuk janë modelet e punës dhe sakrificës.
Por në të vërtetë jeta ka sakrifica, ka mund. Misioni i kampionit nuk është të jetë kampion vetëm për vete, është dhe çështje vlerash.
Problemi është të bëhesh shembull për jetën familjare, që të afrosh njerëz tek sporti.
Momentalisht kam marrë gradën, dy vitet e fundit kush arrin rezultate shpërblehet, vlerësohet.
Më para vlerësoheshe dhe nuk merrje gjë. Tani arrin një medalje por dhe vlerësohesh. Mund të punohet tek evidentimi i talenteve.
Është një punë dhjetë vjeçare që të arrish. Realisht kam ndenjur me shpresën se një ditë do vlerësohem si gjithë të tjerët.
Se po të ikin të gjithë kush do e bëjë vendin, jam rritur në një familje patriotike, për flamurin dhe vendin.
Unë e kam vuajtur pjesën që dy prindërit e mi vuanin për dy vëllezërit që ishin në emigracion.
Jam rritur me mendimin që do vijë dita të jetojmë në vendin tonë, të fitojmë dhe të vlerësohemi.
Kur çon flamurin është një ndjenjë dhe emocion i veçantë, që jo të gjithë kanë mundësinë që ta provojnë.
Për një kampion duhet të kesh shumë njerëz pozitiv që të japin energji pozitive.
Se shohin një njeri që çon flamur dhe ti të paktën një ditë kur je shpallur kampion europe apo bote, ua heq mendjen nga problemet që kanë.
Jam në një moment qetësie, po bëj stërvitje, por pa objektiv.
Kemi kampionatin botëror dhe kam dëshirë që të jem dhe këtë vit dhe te pjesa e medaljes.
Kur ke 22 vite me arritje dhe suksese nuk ndihesh në presionin e fillimit. Nëse vjen le të vijë.
Edhe karriera ka momentet e veta të ngritjes dhe uljes, e rëndësishme është të jesh me këmbë në tokë.



