Masat antiCovid/ Maqedonia e Veriut nga sot me orë policore

Masat antiCovid/ Maqedonia e Veriut nga sot me orë policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi të martën vendimin për të ndryshuar orën policore, lidhur me masat antiCovid.

 Prej ditës së sotme, kufizimi në qarkullimi do të fillojë nga ora 23:00 dhe do të zgjasë deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

 Po ashtu, u vendos që lokalet, restorantet të punojnë deri në orën 22:30, por vetëm në hapësirat e jashtme, jo në ambientet e brendshme.

 Qeveria ka miratuar gjithashtu masën e karantimit të detyrueshëm 14 ditor për personat që vijnë nga India dhe Brazili.

Vetëm gjatë ditës së djeshmë, në MV janë regjistruar 31 vjekje si pasojë e Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy