Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë edhe një herë thirrje për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët për Kushtetuesen.
‘Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit.’-shkruan Kim në një postim në Twitter.




