Juventusi, insiston për Mikel Merinon

Juventusi, insiston për Mikel Merinon

Përfundimi i kontratës së Adrien Rabiot me Juventusin në fundin e sezonit, ka filluar ti vërë në lëvizje drejtuesit për gjetjen e një elementi të ri për mesfushën.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ medoemos do të pretendojë rikuperimin e terrenit të humbur në Itali dhe më gjerë dhe për këtë aryse kanë filluar të bëhen llogaritë për vijimësinë.

Mikel Merino është një ndër kandidatët për të veshur bluzën bardh e zi, një referent i padiskutueshëm jo vetëm tek Real Sociedad por edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

27 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ në 2025-sën dhe për drejtuesit e këtij klubi shitja e tij do të evitonte largimin nga San Sebastian me parametër zero gjatë verës së ardhshme.

Klauzola e prishjes së kontratës së Mikel Merinos i arrin 60 milionë eurot por sipas ‘ Tuttosport ‘ , thuhet se ish rekordmenët e kampionatit italian mund të sigurojnë shërbimet e tij për afro 40-45 milionë euro.

Nxënësi i Imanol Alguacil është momentalisht një ndër më të mirët e La Ligas dhe gjithashtu është grumbulluar rregullisht nga numri një i stolit të ‘’ La Furia Rojas ‘’ gjatë eleminatoreve të Europianit dhe Nations Leagues.

Një kalim në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për ishi-n e Newcastle United do të ishte një progres në karrierë dhe një përforcim cilësor për skuadrën e Massimilliano Allegrit.

Pak javë përpara mbarimit të sezonit Mikel Merino po e përforcon figurën e tij gjatë çdo sfide me ekipin nga San Sebastian, kontributi i të cilit deri më tani është demostruar me 7 gola në 39 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet.

Real Sociedadi natyrisht mbetet një kandidat potencial për pjesëmarrjen në Europë në sezonin vijues dhe ecuria e deritanishme e rikonfirmon këtë fakt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy