Ambasada Greke në Tiranë ka sqaruar se si do të procedohet me kufirin shqiptar nga data 1 korrik, moment kur BE ka vendosur të hapet pas frikës së përhapjes së koronavirusit. Në postimin e ambasadës thuhet se do të mund të fluturohet drejt aeroportit të Athinës ‘Eleftherios Venizellos’, por kufijtë toksor dhe detar nuk do të jetë të aksesueshëm. Pra nuk do të jetë lëvizje e lirë.
Të vetmit që do të mund të përdorin kufijt toksor dhe detar janë: -qytetarë grekë, të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, - kalimi i kamionëve për transport mallrash, - transporti i mallrave me anije, - hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.
“Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β' 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.
Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.
Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë,”-thuhet në njoftimin e ambasadës.



