“Shkarkim i paligjshëm”/ Veliaj kundërshton vendimin, e dërgon në Gjykatën Kushtetuese

“Shkarkim i paligjshëm”/ Veliaj kundërshton vendimin, e dërgon në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj ka kundërshtuar shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës duke e ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Ai argumenton se shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.

 

"Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një “shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve”. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror".

 

Po ashtu vihet në dukje fakti se kryetarët e bashkive gëzojnë mbrojtje kushtetuese gjatë procesit të shkarkimit, duke argumentuar se në të kundërt do të përmbysej “parimi i autonomies vendore i sanksionuar në Kushtetutë dhe në Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore”.

 

Një tjetër argument që evidentohet është përdorimi i një kriteri të pa­parashikuar zëvendëson vullnetin elektoral lokal me vullnet administrativ qendror, pa bazë juridike. 

 

Në realitet, vetë ligji nr. 139/2015, e parashikon se ka dalë në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Pra, ligji nuk ka asnjë ekzistencë të pavarur dhe nuk mund të kuptohet jashtë kornizës kushtetuese që e ka gjeneruar”.

 

Në ankimim shtohet se nëse kjo qasje do të pranohej:

Do të krijohej një precedent i rrezikshëm: çdo dispozitë ligjore e ardhur më pas, në vend që të zbatohej në përputhje me Kushtetutën, mund të përdorej si bazë për të anashkaluar ose relativizuar dispozitat kushtetuese”.

 

Veliaj e konsideron si të pabazë bazën ligjore të cituar nga Këshilli i Ministrave për shkakrimin e tij, ku përmendet neni 100 i Kushtetutës dhe neni 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

 

Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë. Kushtetuta, si akti më i lartë i rendit juridik, ka përcaktuar shprehimisht se në cilat raste mund të shkarkohet Kryetari i Bashkisë. Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të  nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur”.

 

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama i hapi rrugë shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë e PS, ku prezantoi si kandidate të socialistëve për Tiranën Ogerta Mnastirliun.

 

Mandej, më 25 shtator do të ishte Këshilli Bashkiak i Tiranës që do të shkarkonte Veliajn nga detyra, me votat e këshilltarëve të PS dhe atyre të opozitës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy