Zgjedhjet presidenciale në Rusi, kundërshtarit të Putinit i mohohet regjistrimi

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, kundërshtarit të Putinit i mohohet regjistrimi

Kandidati kundër luftës për presidencën ruse, Boris Nadezhdin, ka bërë të ditur se kandidatura e tij është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shtuar se do të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Ndalimi i kandidimit të tij është zyrtarizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Unë nuk jam dakord me vendimin e Komisionit. Mblodha më shumë se 200 mijë nënshkrime në të gjithë Rusinë. Ne e bëmë mbledhjen e firmave hapur dhe sinqerisht dhe e gjithë bota pa radhët në zyrat dhe pikat tona të grumbullimit”, shkroi Nadezhdin në kanalin e tij Telegram.

“Këtu nuk ka asgjë për të komentuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton saktësisht rregullat e vendosura për kandidatët. Kështu ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov në lidhje me rastin e Boris Nadezhdin.

“Ka disa parametra që kandidati duhet t’i plotësojë. Dhe ajo që dëgjuam nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është se ka pasur një numër të madh të parregullsive në nënshkrime dhe se shumë firma kanë qenë të pavlefshme. Domethënë nuk është plotësuar ky kriter i rëndësishëm”, tha Peskov.

Vendimi i Komisionit Zgjedhor të Rusisë për të refuzuar kandidaturën e Nadezhdinit konsiderohet nga shumë njerëz si i motivuar qartë politikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy