Të pushosh në Shqipëri apo jashtë vendit? Panelistët krahasojnë çmimet dhe përvojat turistike

Të pushosh në Shqipëri apo jashtë vendit? Panelistët krahasojnë çmimet dhe përvojat turistike

Ku i kaluan pushimet shqiptarët këtë verë? 

Destinacionet më të preferuara kanë qenë bregdeti shqiptar, Turqia dhe Greqia, vende që ofrojnë paketa të strukturuara, ku përfshihen fluturimi, akomodimi dhe ushqimi.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tre të ftuar, moderatorja Vjosana Nozllaku, guida turistike Frenkli Prengaj dhe përkthyesja Ledia Fazlli, ndanë përvojat e tyre personale dhe diskutuan se sa kushton realisht të pushosh në Shqipëri krahasuar me jashtë vendit, si dhe çfarë mbetet për t’u përmirësuar në turizmin vendas.

Sipas tyre, të pushosh në Shqipëri mund të jetë përvojë e bukur, por sfidat mbeten në standardet e shërbimit, menaxhimin e infrastrukturës dhe përgatitjen e personelit. 

Vjosana Nozllaku:

Këtë vit i ndava pushimet mes Turqisë dhe Shqipërisë. Çmimet janë goxha të kripura, jo se e kemi luksin, por për mentalitetin që kemi, është investim i madh.
Ajo që kam vënë re është se shumë shqiptarë vazhdojnë të bëjnë pushime jashtë, kryesisht në Turqi, Greqi dhe më pas në Spanjë.
Më ka bërë përshtypje që këtë vit Durrësi ka qenë ndër destinacionet më të frekuentuara. 

Nga ana tjetër, fluksi nga Kosova ka rënë, për shkak se shumë prej tyre kanë marrë viza për të udhëtuar jashtë.

Frenkli Prengaj:

Unë zakonisht nuk bëj pushime në verë, sepse është periudha më intensive për guidat turistike. I rezervoj pushimet në fund të majit ose në shtator.
Durrësi është një zgjedhje e mirë, ka plazhe të mëdha, për të gjitha moshat, dhe një përvojë të gjatë në shërbim, që e bën më të lehtë për të përballuar pritshmëritë e turistëve.
Nuk do ta krahasoja Shqipërinë me Greqinë. Greqia ka nisur të zhvillojë turizmin që nga vitet ’70 dhe ka një përvojë shumë më të gjatë. 

Ata e dinë si të menaxhojnë biznesin e turizmit, manovrojnë me çmimet dhe ofrojnë cilësi.
Ne akoma e mendojmë fitimin e shpejtë, jo përvojën afatgjatë.

Ledia Fazlli:

Pushimet e gjata i kam kaluar në Greqi këtë verë, por gjithashtu bëra edhe disa fundjava në Himarë.
Çdo verë them që s’do të shkoj më në jug, por prapë përfundoj aty. Ka një tërheqje që nuk e shmang dot.
Sidoqoftë, raporti çmim-cilësi nuk më duket i balancuar si jashtë shtetit. 

Edhe jashtë, sivjet çmimet ishin të larta. ishulli ku pushova ishte i shtrenjtë, por të paktën shërbimi justifikon çmimin.
Në Shqipëri, fatkeqësisht, ka ende probleme me pastërtinë dhe shërbimin. Kamarierët, banakierët, shpesh janë pa trajnim dhe nuk krijojnë përvojë të mirë për turistin. Edhe kur i lë bakshish, është sepse e meriton, jo nga detyrimi.
Nuk dua të promovoj ikjen jashtë, por mendoj se të provosh edhe përtej kufijve të jep perspektivë dhe ndihmon të kuptosh çfarë duhet përmirësuar këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy