​KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare/ Publikohen emrat e deputetëve për Kuvend nga VV, LDK dhe PDK

​KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare/ Publikohen emrat e deputetëve për Kuvend nga VV, LDK dhe PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet t’i shpall nesër rezultatet përfundimtare, nëse nuk do të ketë ankesa brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha sipas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor. Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte”,  tha ai.

Përderisa numërimi i votave të mbetura nga zgjedhjet e 6 tetorit po shkon drejt fundit, janë publikuar emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga tri partitë më të mëdha në vend Vetëvendosja, LDK-ja dhe PDK-ja.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka siguruar mbi 181 mijë vota, duke u pasuar kështu nga Glauk Konjufca me mbi 72 mijë vota dhe Albulena Haxhiu është e treta me mbi 45 mijë vota.

Nga LDK-ja, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota. I dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota dhe i  treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Sipas rezultatit aktual, LDK-ja do t’i ketë 30 deputetë.

Partia e tretë në vend, PDK si më të votuarin ka kreun e saj, Kadri Veselin, i cili ka marrë 146.057 vota, i dyti në listë renditet Uran Ismaili me 28.169 vota, kurse i treti Mërgim Lushtaku me 18.444 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy