Fitorja e Fratelli d'Italia/ Festojnë të djathtët, nervozizëm te e majta europiane

Fitorja e Fratelli d'Italia/ Festojnë të djathtët, nervozizëm te e majta europiane

E djathta në Europë po përshëndet fitoren e Giorgia Melonit në Itali. Ndërsa liderët e majtë të Europës po shohin me ankth se çfarë do të ndodhë pas kësaj.

Meloni do të udhëheqë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Benito Musolini, pasi koalicioni i drejtuar nga partia e saj, Vëllezërit e Italisë, fitoi rreth 44 për qind të votave të dielën.

Të hënën në mëngjes, politikanët kryesorë evropianë filluan të reagojnë ndaj rezultatit sizmik në Itali.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, nuk komentoi drejtpërdrejt, por nënvizoi rëndësinë e respektimit të vlerave demokratike nga qeveritë evropiane, komente që mund të përkeqësojnë marrëdhëniet me lidershipin e ri në Romë.

Duke folur në radion franceze, Borne tha: “Ajo që thotë presidenti i Komisionit është se në Evropë, ne kemi një numër të caktuar vlerash dhe se, padyshim, do të jemi të vëmendshëm […] ndaj faktit që këto vlera për të drejtat e njeriut, për respektimin e të tjerëve, veçanërisht respektimin e të drejtës për abort, respektohen nga të gjithë.”

Ajo shtoi se von der Leyen ishte "në të drejtën e saj" për të kujtuar se "në Evropë, ne kemi vlera. Çdo shtet duhet të jetë në përputhje me këto vlera, për shtetin e së drejtës, për të drejtat e njeriut, për respektimin e të drejtës për abort.”

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, nga Partia Socialiste, ka një qasje më të fortë. Au deklaroi se "populizmi gjithmonë përfundon në katastrofë".

Është një moment pasigurie dhe në momentet e pasigurisë, populizmat gjithmonë marrin rëndësi dhe gjithmonë përfundojnë në të njëjtën mënyrë: në katastrofë”, tha ai për shtypin spanjoll.

Politikanët e krahut të djathtë, nga ana tjetër, e mirëpritën fitoren e Melonit. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, i cili ka qenë në mosmarrëveshje me Brukselin, e uroi Melonin.

Balázs Orbán, një ndihmës i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i uroi Melonit, Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconit, partitë e të cilëve janë vendosur të krijojnë një aleancë të krahut të djathtë në krye të qeverisë italiane: “Në këto kohë të vështira, ne nevojiten më shumë se kurrë miq që ndajnë një vizion dhe qasje të përbashkët ndaj sfidave të Evropës.”

Vërejtjet vijnë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi kundër kthesës së mundshme djathtas të Italisë javën e kaluar, duke thënë se BE-ja do të ishte gati të punonte me qeveritë demokratike dhe kishte mjete që mund t'i përdorte nëse "gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë", në Hungari dhe Poloni. Kjo ishte një referencë e qartë për aftësinë e Komisionit për të shkurtuar fondet e alokuara për qeveritë e BE-së kur ato konsiderohen se shkelin parimet e sundimit të ligjit.

Të hënën, Eric Mamer, zëdhënësi kryesor i Komisionit, tha se BE “shpreson se do të ketë një bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e reja italiane”.

Politikanët francezë të ekstremit të djathtë Eric Zemmour dhe Marine Le Pen, të dy pretendentë të përballur në zgjedhjet presidenciale të pranverës së kaluar, brohoritën fitoren e Melonit, duke lavdëruar vendimin e popullit italian.

Zemmour nënvizoi zgjedhjet e Suedisë nga java e kaluar, ku partitë e krahut të djathtë dolën fituese: “Nga Suedia në Itali, javët e fundit po përjetojmë bashkimin e dytë të së djathtës fitimtare në Evropë, çimentoja e së cilës është me të vërtetë çështja e identitetit”.

Në Spanjë, partia e ekstremit të djathtë Vox arriti në përfundimin se fitorja e Melonit tregoi "rrugën e një Evrope të re të kombeve të lira dhe sovrane".

/ Politico.eu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy