Psikologia Arjana Muça shpjegon pse stina e verës shkakton depresion dhe ankth

Psikologia Arjana Muça shpjegon pse stina e verës shkakton depresion dhe ankth

Psikologia Arjana Muça thotë se stina e verës sjell depresion sezonal, pasi na ndodh që të abuzojmë me shëndetin tonë mendor dhe mund të flemë më pak gjumë.

Duke folur për emisionion “Zgjohu me MCN”, ajo deklaroi se krahasimi me të tjerët çon në çrregullimet efektive sezonale dhe mund të na çojë në depresion dhe ankth. 

Sipas saj, temperaturat e ngarkojnë individin me momente stresi dhe mund të na kthejë në gjendje agresive, për shkak të lodhjes së organizmit.

Gjatë verës stresohemi më shumë se ku do i bëjmë pushimet, por edhe prej faktit se rrjetet sociale stimulojnë një lloj gare dhe kjo rrit gjendjen e stresit dhe ankthit. Ndihemi keq kur jemi në punë dhe jo duke u relaksuar buzë detit. 

Ajo që ndikon më shumë tek ne, është mënyra se si e përjetojmë atë që shohim në rrjetet sociale tek miku apo shoku që kemi përballë. Edhe pse rrjetet sociale nuk tregojnë gjithmonë të vërtetën, por kjo ndikon tek pjesa e miqve që e ndjekin. 

Depresioni veror, është një nga format e depresionit madhor. Ky depresion ka të bëjë me ndryshimin e orës, që ka të bëjë me pjesën e dritës, sa shumë ndriçim kemi gjatë periudhës së verës dhe ajo që vihet re është mënyra si rregullojmë procesin e gjumit. 

Ndërsa gjatë dimrit, duke pasur më shumë errësirë, organizmi përshtatet për procesin e gjumit, por në verë nuk prodhohet kollaj hormoni i gjumit, çka çon në gjumë të parehatshëm. 

Në verë ne prishim rutinën tonë ditore, dhe prishja e kësaj rutine ditore do të sjellë shqetësimin që në ditët e para mund të mos duken, por gradualisht do të ndihemi më të lodhur dhe stresuar. 

Temperaturat e larta ndoshta nuk na lejojnë të krijojmë aktivitetin gjatë ditës. Mund të kemi çrregullime të ndryshme, edhe me formën e të ushqyerit dhe duke i lejuar çdo gjë vetes, ne abuzojmë me shëndetin tonë mendor. 

Nëse stresi është kronik dhe i zgjatur, do të sjellë probleme me mënyrën e të sjellit, të vepruarit. Nga çrregullimet afektive verore, më shumë preken vajzat. Por nëse djemtë preken janë ata që vuajnë më shumë se sa vajzat. 

Nuk mund ta diagnostikojmë ne veten, por duhet të jetë një profesionist që të identifikojë problemin që kemi. 

Temperaturat e ngarkojnë individin me moment stresi dhe mund të na kthejë në gjendje agresive, për shkak të lodhjes së organizmit.

Një nga elementët që ndikon edhe mungesa e të ardhurave që nxit stres te individi dhe e tërheq nga aktivitetet dhe e shtyn drejt një izolimi social.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy