Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për anijes me flamurin liberian, e cila bllokua me 24 mijë tonë naftë kontrabandë teksa dyshohet se vinte nga Rusia.
Ndërkohë që prokuroria kërkoi arrest në burg, avokatët kanë kërkuar masë sigurie arrest shtëpie. Sipas avokatit Artjon Beqiraj, kapiteni nuk ka bere asnjë shkelje.
VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë jo të bllokohet. Në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë pasi anija ishte në rade.
Duke pasur parasysh dhe elementët e dosjes që malli nuk i përkiste as kapitenit të anijes dhe as ekuipazhit, por një subjekti tjetër, dhe duke marrë parasysh se anija nuk importoi mall në republikën e Shqipërisë, në këtë rast anija nuk ka importuar mall por ka qenë në radë, kështu në bazë të ligjit anija duhej vetëm të largohej. Është një masë e ekzagjeruar, arrest me burg, anija s’mund të qëndrojë në det të hapur sepse është pa kapitenin e saj dhe kjo përbën rrezik. Por dhe nëse kapiteni do ishte në ‘arrest anije’ ekuivalent me masën “arrest shtëpie” kjo nuk do ndryshonte apo pengonte vijimin e hetimit. Ngarkimi është bërë nga një territor evropian, nëse do kishte diçka atëherë s’do ishte shteti shqiptar por vetë Greqia që do e ndalonte. Nuk ka elementë të kontrabandës, ne do ndjekim apelin në vijim



