Hangover - Varësia ndaj alkoolit, rreth 140 mijë persona të prekur nga kjo sëmundje

Hangover - Varësia ndaj alkoolit, rreth 140 mijë persona të prekur nga kjo sëmundje

Prej nëntorit 2009 është hapur terapia në grup për rehabilitimin e personave që kanë varësi ndaj alkoolit pranë "Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike" për trajnim e këtyre personave në grup.

 

Për të folur rreth fazave që një person dallohet që është i sëmurë nga alkooli dhe më pas të ndiqet rehabilitimi i tyre, prej sa kohësh funksionon terapia rehabilituese në grup, problemet që janë të lidhura me konsumimin e alkoolit, kurimi i këtyre personave, çfarë është klubi i shëndetit dhe shumë çështje të tjera.

 

Për të diskutuar më tej rreth varësisë ndaj alkoolit ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin Hangover, në MCN Radio dhe TemA TV, Dr. Shpetim Doksani - Shef i Shërbimit të Klinikës së Varësisë Alkoologjike, Marsid Kuqi - Vullnetar i Klubit të Shëndetit të Fressh, ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme, Marjan Lleshi - trajnues për stafin mjekësor dhe psikosocial që do të trajtojë problemet e alkoolit dhe Oresta Avdullari - Vullnetare e Klubit të Shëndetit të Fressh - studente e Fakultetit të Mjekësisë.

 

 "Ne jemi faza e fundit në të cilën kalojnë personat që e kanë tepruar me konsumimin e alkoolit të cilët kanë gjeneruar dhe zhvilluar sëmundjen alkoolike e cila quhet vartësi alkoolike, e cila është një "trend" në rritje, pra kemi një konsumim kautik të pakontrolluar të alkoolit, pasi sëmundja e alkollit do karrierë, do disa vite që të zhvillohet. Por ka një kontigjent të madh njerëzish që konsumojnë pije alkoolike të përditshme", është shprehur dr. Doksani, gjatë intervistës.

 

Janë rreth 120-140 mijë veta që kanë sëmundjen e varësisë ndaj alkoolit të cilët janë të sëmurë dhe duan trajnim klinikë, ndërsa janë rreth 3 mijë e më shumë të tjerë që janë abuzues alkooli të cilët janë në prag sëmundje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy