Dy persona u gjetën të vdekur në një zjarr i cili, i ndezur nga erërat e forta, shpërtheu i pakontrolluar pranë një zone të thyer malore në rajonin qendror grek të Korinthit të hënën, thanë autoritetet greke.
Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga nëntë avionë, luftuan me zjarrin që shpërtheu të dielën pranë qytetit bregdetar të Xylokastro në gadishullin e Peloponezit, rreth 120 km në perëndim të Athinës.
Zjarri detyroi evakuimin e disa fshatrave.
Trupat e djegur të gjetura mëngjesin e së hënës në zjarrin në Xylokastro i përkasin dy të zhdukurve të moshës 35 dhe 40 vjeç, të cilët u përfshin për shuarjen e zjarrit.
Të gjitha shkollat në Bashkinë Xylokastro-Eurostini, në Korinth, do të qëndrojnë të mbyllura sot.
Sipas bashkisë, vendimi është marrë, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme që kanë ardhur nga zjarri, në zonën e Rosenit.



