
Avokati Redon Meksi në studion e ‘MCN LIVE’ ka komentuar lidhur me thirrjen e Berishës për protesta, për të cilën u shpreh se nuk është shumë i bindur se do të kenë sukses.
Ai tha se problemi i protestës nuk është fakti nëse do jetë apo jo Basha, por baza dhe kam frikë se mos përfundojnë si ato të fundit që u kthyen në miting. Sipas Meksit, një arsye për të protestuar duhet të ishte për ndryshimet në kodin zgjedhor, ndërsa theksoi se qeveria është pasqyrë e opozitës.
Nuk jam sh i bindur se do arrijë ta shfrytëzojë sepse për Bashën nuk përbën problem nëse do vejë apo jo në protestë sepse është baza ajo që vendos nëse do vejë apo jo. Kjo më fut frikën më shumëse do ketë probleme, nëse do dali baza në protestë. Të fundit treguan se u bë miting dhe jo protestë. Çfarë do kërkojmë nga protesta, studentët janë duke thënë se nuk e duan ligjin, po opozita çfarë po kërkon? Ja iku Edi Rama nesër, çfarë do ndodhi me këtë opozitë të përçarë dhe pa vulë. Mirë do ishte që protestat të kishin një objektiv dhe një nga këto do ishte mirë të diskutohej për ndryshimin e kodit zgjedhor.
Qytetarët kanë një problem, për çfarë do dalin të protestojnë, që të vijë PD në qeveri. Sa i përket qeverisë teknike është një kërkesë e domosdoshme por lind pyetja se kush do të jetë në atë qeveri. Qeveria është pasqyrë e opozitës, opozita e keqe do sjellë qeveri të keqe.
Më tej ai shtoi se është ankimor vendimi i Gjykatës së apelit për logon e PD dhe se kodi jonë i procedurës shprehet qartazi se duhet të marrë vendim.
Gjykata e lartë se ka bërë këtë punë, që është elita e drejtësisë. Tani ke opozitën që me të drejtën e vetë kërkon vulën e saj, dhe duhet të ishte aty para në protestë dhe deri sa të merrte një vendim të mos lëviznin nga aty.



