Më 4 maj raundi i parë për Presidentin. Balla: Çdo deputet i PS do japë 3 propozime, konsultime me opozitën

Më 4 maj raundi i parë për Presidentin. Balla: Çdo deputet i PS do japë 3 propozime, konsultime me opozitën

Kreu i grupit parlamentar socialist Tualant Balla thotë se për zgjedhjen e Presidentit të ri janë pesë raunde, ku tre të parët kërkojnë shumicë të cilësuar me 3/5 e votave dhe në dy raundet e tjera vihet në lëvizje mekanizmi zhbllokues, me shumicë të thjeshtë.

Nga ana e saj ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi se data 4 maj do të jetë data kur do të bëhet votimi i raundit të parë për Presidentit.

Në një komunikim me mediat ditën e sotme Balla tha se nesër në mbledhjen e grupit do të merren propozimet e para me emra konkret për kandidatë për President.

Balla bëri të ditur se çdo deputet i PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë apo kandidate për President.

Ajo që ka për ne rëndësi është që ky të jetë proces konsultimi brenda grupit, nesër deputetët e grupit të PS, do ti depozitojnë në një sekretari të posaçme dhe më pas bashkë me Elisën dhe Damianin do të vlerësojmë të gjitha propozimet.  Çdo qytetar me një adresë emaili në grupin parlamentar të PS, ftohet të sjellë propozimin se kush dëshiron të jetë kandidat për President. Do ftojmë shoqërinë civile të bëhet pjesë e konsultimeve, pasi zë peshë të rëndësishme.

Do ta ftojmë shoqërinë të sjellin propozimet e tyre në një takim për të marrë prej tyre propozimet. Konsultimet do të vazhdojnë me grupet parlamentare të opozitës. Brenda datës 29 prill duhet të mbyllen konsultimet për të gjetur një President konsensual.

Balla deklaroi se kandidati për President duhet të jetë mbi 40 vjeç dhe duhet të jetë 10 vitet e fundit rezident në Shqipëri.

Megjithatë ai përjashtoi nevojën për pasjen e një referendumi për çështjen e Presidentit. Sa i takon Komisionit të Rithemelimit, deklaroi se nuk e njeh dhe se nuk ka një grup të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy