Në studion e emisionit “Fact Check”, avokati Arbër Hoxha diskutoi në lidhje me amnistinë penale. Hoxha tha se më shumë sesa njerëzore, kjo amnisti është politike.
Që nga 1994 deri më sot janë bërë 15 ose 17 amnisti. Amnistia e 2024 ishte e tejzgjatur në kohë, edhe për shkak të numrave që nuk i kishte maxhoranca. Tani votat janë të mjaftueshme për të bërë amnistinë.
Duke qenë se është një akt human, është shumë e rëndësishme. Në Kodin Penal shqiptar edhe me amnistinë që parashikohet, do të rritet numri i personave që do të përfitojnë.
Kodi Penal ka parandalimin e përgjithshëm, parandalimin e posaçëm dhe rehabilitim. Ne në Shqipëri e kuptojmë dënimin si ndëshkim. Duhet të jetë edhe parandalim edhe rehabilitim. Është shumë e rëndësishme amnistia dhe amnistitë bëhen çdo vit në vendet e tjera. Kjo amnisti duhej të ishte akoma më gjithëpërfshirëse.
Kemi 600 të paraburgosur më shumë sesa të dënuar. Nëse i krahasojmë shifrat me vendet e Ballkanit Perëndimor, numri i të dënuarve është më i lartë se i të paraburgosurve. Nuk i ka fajet politika. Faji kryesor është i mentalitetit komunist që kanë organet ligjzbatuese të drejtësisë. Komunizmi ka rënë, por komunistët jo. Drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës janë.
Lidhur me ata që përfitojnë, Hoxha tha se janë përjashtuar të paraburgosurit.
Nuk preken të paraburgosurit, në masën 0%. Dhe e dyta nuk ka shifra të sakta. Ministri i Drejtësisë nuk mund të dalë e të thotë “rreth”, duhen shifrat e sakta.
Janë disa dispozita skandaloze si parkimi dysh kur ndalon shërbime jetike si ambulanca apo zjarrfikësja. Dakord, por nëse një qytetar ndalon dhe parkon duke bllokuar zjarrfikësen dënohet. Po ai që ka projektuar kompleksin si të dënohet? Me burgim të përjetshëm?
Nuk ka asnjë koncept të drejtësisë europiane kjo amnisti.
Amnistia është më shumë politike se humane. Është fakt që qeveria po ofron poste publike drejtuese ish-anëtarëve të PD.
Janë një sërë veprash penale të përjashtuara nga amnistia. P.sh. përfshihen ata që kanë kryer vjedhje apo mashtrim.



