Sherri për një vajzë, 17-vjeçari shqiptar në gjendje kritike. Qëllohet me thikë nga rivali italian

Sherri për një vajzë, 17-vjeçari shqiptar në gjendje kritike. Qëllohet me thikë nga rivali italian

Një 17-vjeçar shqiptar në Stradella të Italisë, është në luftë me vdekjen pasi u godit me thikë nga një djalë pak më i rritur se ai. Tehu i armës së ftohtë i ka prekur një mushkri. Sipas raportimeve të mediave lokale, autori dhe i plagosuri ishin rivalë në dashuri.

Agresori është 19-vjeçari italian Simone Maddaluno.

Konflikti i parë mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vet.

“Nuk ishte hera e parë që ziheshin, por nuk mendonim se situata do të arrinte deri këtu. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar”, thonë miqtë e përbashkët të djemve.

Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës.

Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy