Pas Kosovës, edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit

Pas Kosovës, edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit

Pas vendimit të Kosovës për të bojkotuar ceremoninë e çmimit Nobel edhe Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtin vendim, duke bojkotuar ceremoninë që do të mbahet në datën 10 dhjetor në Stokholm. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale Cakaj shpjegon se ka udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi për të bojkotuar ceremoninë.

“Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë”, reagoi Cakaj në Twitter.

Kujtojmë, që shkaku i mospjesëmarrjes së Shqipërisë është ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke. Ky shkrimtar ka mbështetur ish-presidentin, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Më parë, ka reaguar edhe Akademia e Shkencave së Kosovës, duke kërkuar të anulohet Nobeli për shkrimtarin Handken.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila përmes një letre drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi e konsideroi akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy