Pas heqjes së naftës falas, protestojnë fermerët/ Nika: Skema kombëtare nuk mbulon kostot, i dëmton më shumë (VIDEO)

Pas heqjes së naftës falas, protestojnë fermerët/ Nika: Skema kombëtare nuk mbulon kostot, i dëmton më shumë (VIDEO)

Në kulmin e krizës së çmimeve të naftës, kur një litër karburant ka kapërcyer 200 lekët dhe mbetet një nga kostot më të rënda për çdo cikël prodhimi, qeveria ka vendosur të heqë mbështetjen për naftën falas për fermerët.

 

Për këtë arsye, Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit (BPQ) ka paralajmëruar protestë ditën e martë, përpara Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Sipas gazetares Sabina Nika për “MCN Live”, fermerët anëtarë të kësaj shoqate shprehen të zhgënjyer jo vetëm nga mosmbajtja e premtimeve dhe marrëveshjeve të arritura, por edhe nga një vendim që, sipas tyre, i rëndon më tej kostot: heqja e naftës falas.

 

Kundërshtimet lidhen edhe me ndryshimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, e cila, sipas blegtorëve, nuk reflekton nevojat reale të sektorit dhe nuk ndihmon në uljen e kostove të prodhimit. 

Ata theksojnë se, me këto ndryshime, blegtoria nuk përfiton më shumë subvencione, por përkundrazi, përballet me reduktim të mbështetjes.

Protesta pritej të niste në orën 10:00, ndërsa fermerët kërkojnë rishikimin e skemës, duke argumentuar se ajo nuk është funksionale për vitin 2026 dhe nuk i përgjigjet krizës së rritjes së çmimeve.

Sipas tyre, skema kombëtare e mbështetjes duhet të synojë drejtpërdrejt uljen e kostos së prodhimit për blegtorët, në mënyrë që sektori të mbetet i qëndrueshëm.

Fermerë anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit pohojnë se jo vetëm ndihen të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimit dhe negociatave të arritura, por u përballën edhe me një masë që i dëmton akoma më tej në kosto, siç ishte heqja e dhënies së naftës falas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy