Tre prej mbështetësve të PD-së, që iu drejtuan spitalit me ankesat për djegie sysh dhe skuqje lëkure pas pjesëmarrjes në mitinun e demokratëve, janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa rreth 50 kanë marrë trajtimin mjekësor dhe janë larguar nga spitali. Policia njofton se në lidhje me shkaqet që mund të kenë çuar në shfaqjen e këtyre simptomave po kryhen hetime nga Policia e Shtetit, Garda dhe FA-të.
NJOFTIMI I PLOTE
Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit. Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane. Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital. Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj. Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.



