Hoxhë Sabaudin Jashari thotë se Islami ofron gjithçka që nga kuptimi i vetes që buron kuptimi i çdo objekti dhe sendeve rreth tij dhe se çdo gjë e merr kuptimin nga njeriu.
Sipas Kuranit, në pesë versete mbi 8 herë është përmendur njeriu. Në ajetin e parë Kurani thotë: lexo me emrin e Zotit tënd që të krijoi nga një pikë gjaku i ngjizur.
Një nga problemet që përballet sot njerëzia, përdorimi i mekanizmit më fisnik që është leximi, pa orientim. Por Kurani thotë lexo me emrin e Zotit tënd.
Për t’u prezantuar me të vërtetën që të çon te vetja, ti veten e lexon në lidhje me Zotin, me atë që të ka krijuar se në të kundërt nuk e kupton dot veten.
Ajeti i parë kuranor ka zbritur për njeriun. Myslimani në fillim është njeri, pastaj mysliman.
Njeriu që kur del nga barku i nënës, del me prirjen për të qenë mysliman, pastaj ndikon familja.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai mohoi që në Kuran të thuhet që të mos lidhet miqësi me të krishterë dhe hebre.
Ai citoi pjesë nga Kurani: “Nuk iu ndalon Zoti i gjithësisë, përkundrazi iu urdhëron që ju të keni miqësi, mirësjellje, bashkëpunim, me ithtarët e librit, çifut a të krishterë, për sa kohë që nuk iu cenon."
I pyetur se pse çdo Imam e shpjegon ndryshe Kuranin, deklaroi se metoda e interpretimit të tij është brenda në të.
Sipas tij, një nga problemet është se studiuesi besimtar i Kuranit i beson edhe metodave të tij të brendshme, ndërsa studiuesi jobesimtar i Kuranit, mundohet ta shpjegojë me metoda të jashtme dhe në këtë moment gabon.
Shkenca e ka zbuluar edhe pse dy dete ngjiten me njeri tjetrin, nuk shkrihen nuk futen tek tjetri.
Shkencëtarët kanë ndenjur 60 vjet duke e studiuar dhe së fundmi e ka zbuluar ndërkohë që Kurani e ka thënë shumë më parë
. Shkenca ta thotë që roli i maleve është stabilizimi i koreve të tokës dhe këto e tregon Kurani. Është diçka e thellë në Tokë që nuk e lejon të lëvizë.
Dielli dhe Toka edhe pse rrotullohen rreth vetes, nuk janë statik, por lëvizin në galaktika.



