Bisedimet me Serbinë /Thaçi: Me Vuçiç u pajtuam që dialogu s’ka alternativë

Bisedimet me Serbinë /Thaçi: Me Vuçiç u pajtuam që dialogu s’ka alternativë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”, ka folur perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Sipas Thaçit, nuk ka asnjë alternativë tjetër për dialogun me Serbinë. Takimi mes tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje para dy javësh kaloi pa entuziazëm.

Por të dyja palët janë pajtuar për vazhdimin e dialogut të kryesuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, sa më parë që të jetë e mundur dhe për ta sjellë atë në një përfundim ligjërisht të detyrueshëm”, ka theksuar Thaçi për APA-në.

Ai ka shtuar se ky proces do të jetë, shumë i vështirë dhe i lodhshëm për të dyja palët.

Në fund, megjithatë, ne,- deklaroi Thaçi,- do t’i japim fund konfliktit që po digjet për një shekull. Dialogu në Prishtinë nuk është shumë popullor.

Thaçi ka thënë se njeriu nuk mund t’i detyrojë njerëzit ta duan njëri-tjetrin, por sipas tij, mund të ndërtohet një bazament i mirë për një fqinjësi të mirë për t’i dhënë Kosovës një perspektivë euroatlantike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy