Ermal Tahiri: Egnatia e bëri Partizanin të duket i vogël, më bën përshtypje Bitri

Ermal Tahiri: Egnatia e bëri Partizanin të duket i vogël, më bën përshtypje Bitri

Ish-lojtari i Kombëtares, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e mbyllur 3-0 për rrogozhinasit.

Tahiri deklaroi se Egnatia e bëri Partizanin të duket i vogël, ndërsa shtoi se i bën përshtypje ajo që bëri Bitri, ku dy golat e parë erdhën pas gabimeve të tij.

Egnatia që në ndeshjen e parë me Partizanin, treguan se në përbërje kanë lojtarë shumë të mirë. Duke pasur parasysh fitoren në Kukës, ndërrimi i trajnerit dhe lojtarët. Partizani duhet ta dinte që është një fushë e vështirë. Në ndeshje mund të gjejmë shumë gabime, por ajo që e bëri Partizanin të vogël sot, ishte Egnatia. Rrogozhinasit, pas minutave të para, nuk çeduan në asnjë moment.

Egnatia luajti futboll me dëshirë. Mori mesfushën. Bllokuan lojtarët më të mirë të Partizanit. Pjesa tjetër e ndeshjes, ishte komplet për Egnatian. Partizani ka fituar edhe herë të tjera me mungesa. Pjesa tjetër është reagimi. E mbyllën pjesën e parë në disavantazh të dy golave dhe në të dytën nuk ka asnjë lloj reagimi. Ekipi kombëtar të jep motiv tjetër, nuk mund të jetë justifikim. Duros iu përgjigjën të gjithë lojtarët ditën e sotme.

Te Partizani të bën përshtypje kjo. Si ka mundësi që qendërmbrojtësi, Bitri, kërcen nga mbrapa dhe kap me dorë?! Pak sekonda më vonë, i njëjti lojtar që shkon te Kombëtarja, merr topin dhe ecën para, futet në driblim. Si mund ta bësh këtë?! Dy gabime në pak minuta. Kishte përsëri hapësira mbrapa. Edhe goli i tretë ishte për faj të mbrojtësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy