Protesta të dhunshme në Britani, qeveria në mbledhje urgjente: Dënojmë ngjarjet

Protesta të dhunshme në Britani, qeveria në mbledhje urgjente: Dënojmë ngjarjet

Protestat e dhunshme në disa qytete të Britanisë pas sulmit me thikë në një sallë kërcimi një javë më parë ku tre vajza të mitura mbeten viktimë si dhe tentativa për djegien e hotelit të azilkërkuesve në Rotherham, kanë detyruar qeverinë britanike të mbajë këtë të hënë një mbledhje urgjente.

Teksa dënoi skenat e dhunës, Sekretarja e Brendshme e Britanise Yvet Cooper, njoftoi se shumë shpejt të gjithë personat e përfshirë në to do të japin llogari përpara drejtësisë.

Ne dënojmë ashpër çdo skenë të turpshme dhune të shfaqur në protestat e mbajtura këto ditë në Mbretërinë e Bashkuar. Çdo person i përfshirë në këto trazira do të japë së shpejti llogari përpara drejtësisë. Jemi siguruar për shtim të prokurorëve dhe hapësirave në burgje. Ndërkohë i kemi bërë të qartë policisë se ka mbështetjen tonë të plotë në punën e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Cooper gjithashtu u ndal edhe tek pakicat myslimane, që sipas saj, me të drejtë janë të shqetësuara për sigurinë e tyre, pasi shënjestër e protestave ka qenë pikërisht ky target dhe xhamitë e hotelet që strehojnë kryesisht emigrant myslimane.

Edhe kryeministri Keir Starmer në një qëndrim pas mbledhjes së qeverisë së tij deklaroj se të gjithë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht racës apo besimit kanë të drejtë të jenë të sigurtë teksa njoftoj edhe ngritjen e një strukture të posaçme policore.

U ra dakord për një sërë veprimesh përfshirë edhe krijimin e një "ushtrie të përhershme" oficerësh specialistë të policisë që do të merren me këto incidente atje ku do të jetë e nevojshme.  Ata që merren me veprimtari të dhunshme “do të ndiejnë fuqinë e plotë të ligjit”.

Trazirat në Mbretërinë e Bashkuar po ashtu janë komentuar edhe nga një sërë ligjvënësish, një pjesë e të cilëve thonë se asnjë ngjarje nuk i justifikon ndërkohë të tjerë fajësojnë qeverinë se nuk mori masat e duhura që në nisje të tyre.

Nga protestat e dhunshme të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar numri i të arrestuarve ka shkuar mbi 150 persona. Ndërkohë situata agravoi në këtë pikë pas informacioneve të konsideruara të rreme për origjinën e autorit të sulmit me tre viktima dhe disa të plagosur.

Sipas tyre, thuhej se autori i përkiste besimit mysliman dhe se kishte mbërritur në Britani me gomone në vitin 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy