
Një lajm mbi një Ferrari të përplasur në Britaninë e Madhe ka bërë xhiron e mediave botërore ditët e fundit, dhe e gjitha pas njoftimit të thatë dhe zyrtar në Tëiteer të Policisë Rrugore në Derbyshire në datën 1 prill.
Një shofer bleu një Ferrari mëngjesin e sotëm dhe e përplasi pasi e kishte drejtuar për vetëm pak më shumë se 3 km. Askush nuk u lëndua.
Ferrari sapo ishte blerë dhe sipas informacioneve në media të ndryshme kishte kushtuar 250,000 paund, gati 300,000 euro. Mjeti kishte bërë gjithsej 21,565 km, që nga viti 2017 i cili kishte qenë në pronësi të dy pronarëve të tjerë.
Pronari aktual goditi trotuarin pas vetëm 3 kilometrash që po e drejtonte.
Qytetarët reaguan në mënyra të ndryshme në rrjetin social duke arritur deri në ironi me shoferin e Ferrarit.



