
Rreth 300 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë është kapur në portin e Durrësit pasditen e sotme.
Policia e Durrësit bënë më dije se lënda narkotike është gjetur në një kamion i cili vinte nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ende nuk dihet destinacioni final.
Ndërkohë është arrestuar shoferi i kamionit i identifikuar si Nazif Ajrofski 40-vjeç nga Maqedonia e Veriut.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.



