
Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama tha se qeveria ka bërë gati planin për kufizimin e energjisë, pra rikthimin e ndërprerjes së dritave me orar.
Lidhur ëme këtë, në studion e lajmeve në ;MCN TV; eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi deklaroi se nuk ëhstë zgjidhje kufizimi i energjisë.
Ai tha se hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria është lancimi i fushatave sensibilizuese nga vetë konsumatëroët, ndërsa shtroi si mundësi edhe sigurimin e energjisë nga banorët përmes paneleve diellore.
Aktualisht nuk kemi kufizime të energjisë elektrike. Në kontekstin se si është situata në tregje në rajon dhe botë bëhet mjaft e vështirë furnizimi me energji ndërsa aktualisht po mundësojmë rreth 70-80% të nevojave të vendit. Sa i përket ndërprerjes së energjisë qme orare nuk e shoh si zgjidhje, ndërsa mendoj se gjëja e parë që duhet bërë është lancimi i fushatave sensibilizuese nga vetë konsumatorët. Sot energjia elektrike është fjala kyçe në të gjithë botën. duhet sensibilizim nga qytetarët. Zgjidhja e kufizimeve është ekstreme dhe shpresoj që të mos ndodhin. Duhet të shohim edhe muajit në vijim për të parë nëse do kemi një dimër të thatë apo e kundërta sepse po vajti 1 mijë euro megavati atëherë sigurisht që do kemi dhe kufizime. Duhet nisur që sot me kursimin e energjisë. Në afatshkurtër mjafton që qeveria të nxjerr një paket dhe vetë qytetarët të instalojnë burime për prodhimin e energjisë, siç janë dhe panelet diellore.
I pyetur nëse ka gjasa që kjo situatë të sjellë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe sa mund të jetë kjo, ai u shpreh se çdo skenar është i mundshëm.
Nëse nuk e siguron dot me kostot e saj do rrisë çmimin, besoj se do jetë një masë që do merret se di se kur dhe si, por mendoj që është e pashmangshme në një situatë të tillë. Duhet të tregohet kujdes me fashat sepse nëse këto familje përballen me këto kosto do jetë një peshë e shtuar për ta.



