Scorsese bisedime me Apple dhe Netflix për filmin e radhës

Scorsese bisedime me Apple dhe Netflix për filmin e radhës

Martin Scorsese është në bisedime me “Apple” dhe “Netflix” për shpërndarjen e projektit të tij të ardhshëm filmik, filmin “Killers of Flower Moon” (Vrasësit e Hënës së Luleve) me Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro.

Sipas raportimeve nga Wall Street Journal, Paramount Pictures kishin rënë dakord në vitin 2019 për të bërë një film dramë me një buxhet të vogël, por edhe para se pandemia e koronavirus të ndalonte prodhimet në Hollivud, drejtuesit e kompanisë së prodhimit kishin shprehur shqetësimin për rritjen e kostos së filmit në mbi 200 milionë dollarë. Nuk është hera e parë që ndodhin ndërrime të tilla me një film të Scorsese-s: Në vitin 2017, pas rritjes së kostove për prodhimin e “The Irishman” , projekti iu besua “Netflix”, sipas Ansa.

“Killers of Flower Moon” është një përshtatje e librit me të njëjtin titull të gazetarit David Grann, i cili tregon historinë e vrasjes së amerikanëve autoktonë Osage Nation në Oklahoma në vitet 1920.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy