
Zëvendësministrja e Brendshme dhe kandidatja për deputete, Romina Kuko deklaroi sot pavarësisht situatës së pandemisë, qeveria ka krijuar një sërë lehtësirash lidhur me rinovimin e Kartave të Identitetit.
E ftuar në edicionin e lajmeve të MCN TV, Kuko u shpreh se ka ende një numër të madh qytetarësh që nuk kanë aplikuar pavarësisht se janë krijuar lehtësira.
Intervista e plotë e Romina Kukos:
Kuko, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot reagim të fortë nëse tentohet vjedhja e votës në 25 prill. Së pari, si e lexoni këtë paralajmërim te Presidentit, dhe çfarë garancish jepen për një situatë jo te tensionuar ditën e zgjedhjeve?
Kuko: Në radhë të parë nuk dua të komentoj deklaratat e Presidentit. Ajo që mund të them është se situata e zgjedhjeve është përgatitur. Pse është e interesuar PS të vjedhë zgjedhjet, ndërkohë që në sondazhe del fituese? Së dyti për sa i takon Ministrisë së Brendshme dhe çdo detaji tjetër ka shkuar në mënyrë shumë të drejtë. Këto zgjedhje do të kenë garancinë e brendshme. Zgjedhjet nuk bazohen në deklarata, por do të ketë misione si OHDIR që do të japin verdiktin e tyre.
Ato që pamë në Elbasan, një nga pyetjet që duhet të bëjmë është kujt i leverdis dhuna? Dhe pse një grupim kërkon të krijojë dhunë në procesin zgjedhor? A i intereson një prindi dhuna, kur standarti i tij është shkollimi i fëmijëve.
Kuko, Ministria e Brendshme ka garantuar se nuk do i hiqet e drejta e votës asnjë qytetari. Kur do kemi një vendim për shtyrjen e vlefshmerisë për dokumentet e identifikimit?
Kuko: Patëm një penalizim nga pandemia. Kemi miratuar ndryshimin që shtetasit mbi 75 vjeç nuk do të kenë nevojë të rinovojnë kartat ID. Ka një numër të madh qytetarësh që nuk kanë aplikuar pavarësisht se janë krijuar lehtësira. Takimet mund të lihen online për të shmangur burokracirat. Do të ketë një vendim së shpejti lidhur me këtë, por nuk mund të them tani për shkak të procedurave që do të ndiqen.
Kuko, a mund te këtë një rishikim te ndarjes territorial pas 25 prillit, nëse ju merrni shumicën?
Kuko: Sot kemi 61 bashki që kanë filluar të funksionojnë si territore ekonomike. Mua më intereson që qytetarët të marrin shërbimin. Reforma administrative territoriale nuk mund të shihet ashtu siç është, është ende në mes. Nëse më para sytë ishin nga qeveria, tashmë janë nga bashkitë.
Kuko, synoni një vend ne Kuvendin e Shqipërisë teksa renditeni e 26 ne listën e Tiranës. Duket shumë e vështirë. Kur e keni marrë ftesën për të kandiduar, nga kush dhe në cilën zonë po punoni?
Kuko: Për sa i përket angazhimit tim, është i natyrshëm, është një thirrje e natyrshëm për të qenë pjesë e ekipit. Po të shikoni me vëmendje listën është një mozaik që përfaqëson një sektor të caktuar, ka të rinj që shanset i kanë marrë vetë. Është gjithë lista pjesë e një lufte të përbashkët. Unë jam angazhuar në njësinë 10, por qëllimi është puna në grup.
Ne nuk kemi të reja të qenësishme, por në të ardhmen reforma në drejtësi do të konsolidohet dhe do të rikthehet në duart e shqiptarëve drejtësia.



