Një alpinist japonez ka mbetur i vdekur gjatë përpjekjes për të ngjitur Everestin. Nobukazu Kuriki, 36 vjeç, u gjet i vdekur në tendën e tij në lartësinë 7400 metër mbi nivelin e detit (vetë Everesti është 8850 metër i lartë). Zyrtarë të departamentit të turizmit thanë se Kuriki mund të ketë vdekur në gjumë.
Kjo ishte përpjekja e tij e tetë për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës. Në vitin 2012, ai kaloi dy ditë në një gropë bore në lartësinë 8230 metër në Everest, në temperaturë 20 gradë nën zero. Për shkak të këtij incidenti, atij iu prenë gishtat e njërës dorë.
Vdekja e tij e çon në dy numrin e turistëve që kanë ndërruar jetë në përpjekje për të ngjitur Everestin gjatë këtij sezoni.
Maqedonasi Gjerogji Petkos, 63 vjeç, vdiq fundjavën që shkoi ndërsa ngjitej në mal. Një numër i madh turistësh ia kanë dalë të ngjiten në majë të Everestit gjatë këtij muaji, të favorizuar nga kushtet e përshtatshme të motit.



