
Sipas shefit të FBI-së Christopher Wray, Moska është e vendosur të ndërhyjë përsëri në zgjedhjet e ShBA-së, pavarësisht nga sanksionet dhe përpjekjet që po bëhen për mënjanim.
"Rusët janë absolutisht të vendosur të përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona", tha Wray në Komisionin e Drejtësisë të Senatit, në prag të dëshmisë në Kongres të ish-prokurorit të posaçëm Russiagate Robert Mueller.



