Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin në samitin e G20 në Buenos Aires

Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin në samitin e G20 në Buenos Aires

Presidenti amerikan Donald Trump anulloi papritmas një takim me presidentin rus Vladimir Putin të planifikuar për Samitin e G20 që do të zhvillohet në Argjentinë, duke përmendur krizën aktuale të Ukrainës.

Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, kam vendosur se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara që të anulohet takimi i caktuar më parë…Pres me padurim një samit kuptimplotë me Putini, sapo të zgjidhet kjo situatë!” ka shkruar Trump në "Twitter" përpara se të nisej në Buenos Aires.

Cicërima e Trump ishte një kthesë e papritur. Rreth një orë më parë, ai u kishte thënë gazetarëve se ndoshta do të takohej me Putinin në samit dhe tha se ishte "një kohë shumë e mirë për të pasur takime".

Por Trump kishte thënë gjithashtu se do të merrte një raport përfundimtar gjatë fluturimit në Argjentinë mbi tensionin në rajon pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase pranë Krimesë të dielën.

Dallimet mbi Ukrainën, si dhe roli i Moskës në luftën civile në Siri, kanë qenë një ngacmues në marrëdhëniet SHBA-Rusi për vite me rradhë, shkruan Reuters.

Administrata e ish-presidentit Barak Obama imponoi sanksione ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Kjo pjesërisht solli lidhjet midis Washingtonit dhe Moskës në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë hetuar ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 që Trump fitoi. Rusia ka mohuar ndërhyrjen dhe Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim.

Tre anije të Marinës së Ukrainës u kapën nga Rusia duke u përpjekur të kalonin të dielën midis Detit të Zi dhe Detit Azov. Ndërsa Kievi tha se e kishte njoftuar Rusinë për kalimin, ndërsa  Moska zyrtare theksoi se nuk e kishte marrë një informacion të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy