
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës do të bëhet një armëpushim 120-orësh në Siri. Gjatë këtij armëpushimi SHBA-ja do të favorizojnë evakuimin e luftëtarëve kurdë nga zona e sigurisë, të dakorduar me Ankaranë. Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence tha pas takimit me Erdogan, se Donald Trump do t’i heqë sanksionet kundër Turqisë pasi armëpushimi të bëhet i përhershëm.



