Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tonë, duke kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here, vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar shira afatshkurta. Në zonat malore, verilindore dhe juglindore, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Më të favorizuara do të jenë zonat bregdetare ku priten vetëm momente me pika shiu. Gjatë natës, do të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave të izoluara në pjesën më të madhe të territorit. Sipas MeteoA, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstantë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.



