Një sasi e madhe marijuana është sekuestruar në Lambrate, Milano, ku janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 29 dhe 33 vjeç.
Mediat italiane bëjnë të ditur se dy shqiptarët pa precedentë të tjerë janë ndaluar nga policia në momentin që po shkarkonin një arkë, në të cilën u gjetën 160 kg marijuanë.
Më pas, gjatë kontrollit në kantinën e 29-vjeçarit shqiptar në Legnano u gjetën edhe 11.5 kg të tjera kanabis. Dy të arrestuarit ndodhen në burgun “San Vittore”, në Monza.



