Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari kërkon listat e hapura, PD-PS  nuk përjashtojnë ndryshimin e sistemit

Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari kërkon listat e hapura, PD-PS nuk përjashtojnë ndryshimin e sistemit

Është zhvilluar në orët e mbrëmjes takimi i parë mes këshillit politik me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca, të cilët do të marrin autorizimin për të vazhduar punën më tej me reformën.

Në fund të mbledhjes, deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari, tha se në tryezë nuk është përjashtuar mundësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Gjithashtu, Hajdari tha se është shumë e rëndësishme që të futen edhe listat e hapura, në mënyrë që, sipas saj, shqiptarët të zgjedhin vetë dhe t’iu hiqet pak pushtet krerëve të partive.

Hajdari e vuri theksin te rëndësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“U thanë dy gjëra kryesore nga ana jonë, çështja e ndryshimit të sistemit është një çështje që do të diskutohet. Puna e komisionit për reformën zgjedhore do të vazhdojë. Por ne kemi veton në produktin final. Ai duhet të jetë një produkt sa më gjithëpërfshirës. Për ne është e rëndësishme që të arrijmë një konsensus, dhe mesa shikoj unë edhe palët kanë filluar të flasin për ndryshimin e sistemit. Ajo që është e rëndësishme mendoj është që ne të kemi një produkt që të dakortësohen të gjitha palët. Është një marrëveshje që duhet të ndodhë që ne ta përmbyllim reformën zgjedhore. Mendoj se takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë, ju garantoj që tani e tutje ne do të vazhdojmë të takohemi”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë tryezë, Oerd Bylykbashi theksoi prioritetet që ka opozita. Sipas tij, ato janë të njëjta me prioritet e OSBE/ODIHR, të tilla si lufta kundër blerjes së votës.

“Ky këshill i autorizoi ekspertët që të veprojnë me konsensus. Ajo që ne bëmë të ditur, qëndrimin e opozitës së bashkuar është prioriteti i çështjeve, që përputhet me prioritetet e OSBE-ODIHR, që janë lufta ndaj blerjes së votës, cënimi i votës. Ky dokument ju do t’ju bëhet publik, ndaj detyra është të ecim shpejt me hartimin e një reforme. Nuk kam çfarë të shtoj asgjë, Kuvendi duhet ta miratojë atë që do dali me konsensus pa asnjë ndryshim”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se prioritet është objekti i punës së komisionit për reformën zgjedhore.

“Prioritetet, secila palë vendos prioritetet e saj. Prioritet është objekti i punës së komisionit për reformën zgjedhore. Konotacionet politike, ne jetojmë në politikën shqiptare, disa gjëra i dëgjojmë, disa i hedhim mbrapa. PD ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrimet e saj dhe është për t’u përshëndetur”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas konkluzioneve të arritura nga marrëveshja e firmosur dy ditë më parë mes palëve politike, reforma duhet të përfundojë deri më 15 Mars dhe do të mbikëqyret nga përfaqësues të OSBE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy