
Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Gjatë këtij takimi, Meta falënderoi ministrin Schallenberg për mbështetjen që Austria vijon t’i japë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se “Austria ishte një prej vendeve që nënshkroi letrën mbështetëse për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Sakaq, kreu i vendit u ndal edhe bashkëpunimi efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, ku nënvizoi nevojën për forcimin e mëtejshëm të tyre.
Mes të tjerash, presidenti Meta shprehu kënaqësinë për trendin në pozitiv në shkëmbimet ekonomike dypalëshe, duke çmuar edhe asistencën austriake në edukimin profesional. Teksa u ndal tek edukimi profesional, ai kërkoi që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë.
Së fundmi, Meta falenderoi ministrin austriak për angazhimin, solidaritetin e treguar dhe ndihmat humanitare të autoriteteve austriake për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 21 shtatorit



