Aksident me tre të vdekur në Fushë-Krujë

Aksident me tre të vdekur në Fushë-Krujë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë, në kryqëzimin e Borizanës. Sipas të dhënave të para, një automjet "Audi" është përplasur me një kamion.

Mësohet se nga përplasja fatale kanë humbur jetën tre persona dhe është plagosur rëndë një i katërt.

Raportimet paraprake flasin për katër të rinj, ë cilët udhëtonin me shpejtësi të lartë me makinën tip “Audi”.

Kjo e fundit ka goditur në pjesën e pasme një kamion, çka ka sjellë edhe pasojat tragjike.

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.

Njoftimi

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy