Një grup deputetësh të maxhorancës, përmes Kuvendit, i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rihapjen e rishqyrtimit gjyqësor për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ata kërkojnë që të rihapet shqyrtimi i mbyllur 25 qershorin e kaluar, ndërsa Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim për kërkesën e dytë të deputetëve opozitarë, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e vendimit të Kuvendit për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në gjykatë.

Për Kuvendin, kjo ka krijuar situata të paqarta juridike dhe në këto kushte i sugjerohet Gjykatës Kushtetuese të kërkojë një mendim nga institucioni më i kualifikuar, ai i Komisionit të Venecias.

“Krijohet një situatë kontradiktore në mënyrën se si duhet të votojnë deputetët, ku nga njëra anë janë të lirë të zgjedhin vetë të votojnë apo të mos votojnë, pa u lidhur me kërkesa të ndryshme që mund të vijë nga kushdo dhe nga ana tjetër janë përsëri të detyruar që të votojnë në mënyrë të caktuar. Qartazi një situatë e tillë krijon tension për demokracinë përfaqësuese”, thuhet në letër.

Kuvendi kërkon më shumë qartësi edhe për faktin se pse 1/5 e deputetëve, që Kushtetuta u jep të drejtën që ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për çdo lloj çështje, nuk mund ta bëjnë këtë kur bëhet fjala për mandatin e deputetit.

E shohim të nevojshme që të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias, në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Pranimi i kërkesës nga Kushtetuesja do të kërkojë kohë shtesë për pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias.