Berisha me kandidatët dhe kryetarët e bashkive: Opozita i dha fund monizmit të plotë në parlamentet lokale

Berisha me kandidatët dhe kryetarët e bashkive: Opozita i dha fund monizmit të plotë në parlamentet lokale

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me 61 kandidatët, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD, vlerësoi si shumë serioze punën e bërë nga kandidatët, duke thënë se ishin të vetmit që paraqitën alternativë të vërtetë për problemet e bashkive.

Berisha vlerësoi se kandidatët bënë një fushatë serioze dhe dinjitoze.

Po ashtu tha se qëndruan të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët politikë.

Në këto zgjedhje, natyrisht rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej. Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore mbasi për fatin më të keq, PD në një kontribut antihistorik, kishte braktisur zgjedhjet e vitit 2019 dhe në një mënyrë ose një tjetër, bërë të mundur vendosjen e monizmit në Shqipëri.

Sot, në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale, ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën që kanë bërë dhe për misionin e rëndësishëm që kanë.

Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal, monizmit të plotë që ekzistonte.

Opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka, për të nxjerrë përpara publikut shqiptar, grabitjen e pasurive nga qeveritarët dhe të pasurit, në kurriz të varfërimit dhe përzënies së të varfërve nga Shqipëria.

Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund.

Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara, fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kandidatë, këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin, për qytetarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy